Elezi: KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme

26.01.2021

Zëdhnësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë se KQZ’ja do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme sa i përket certifikimit të kandidatëve për deputetë. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes së cilave vërtetohen vendimet e KQZ-së” ka […]

Elezi: KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme Foto: Ilustrim

Zëdhnësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka thënë se KQZ’ja do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme sa i përket certifikimit të kandidatëve për deputetë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes së cilave vërtetohen vendimet e KQZ-së” ka thënë Elezi para mediave.

Elezi ka shtuar se ju takon palëve që janë ankuar në PZAP ëpr të vazhduar apo jo ankesën në Gjykatën Supreme brenda afatit 24 orësh.

Ai ka shtuar se pastaj Gjykata Supreme ka afat prej 72 orësh që të vendos lidhur me ankesat që dorëzohen në këtë institucion.

PZAP-ja me anë të vendimi ka vendosur të mos certifikoj kandidatët për deputetë të cilët janë të dënuar në tri vjetët e fundit. Në mesin e atyre që nuk është certifikuar është edhe kandidati për kryeministër i LVV-së, Albin Kurti.