Muharremaj prezanton kandidatët për deputetë nga dega e AAK’së në Suharekë

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Suharekë ka mbajtur takimin e radhës në të cilin janë diskutuar emrat e kandidatëve për deputetë nga kjo degë.

Nga burime të SuharekaOnline brenda takimit mësohet se dega e AAK’së në Suharekë në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit do të garojë me kandidatët: Albena Reshitaj, Fatos Berisha, Hamdi Bytyçi dhe Bexhet Kuqi.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në tetor të vitit 2019 AAK ka dal partia e dytë në Suharekë me 5535 vota, ku vetëm Albena Reshitaj është zgjedhur deputete në legjislaturën e VII-të të Kuvendit të Kosovës.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Ndryshe aktualisht AAK udhëheq me Komunën e Suharekës, ku kryetari i degës së kësaj partie Bali Muharremaj kishte fituar në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

RAPORTO