Edhe PZAP ia ndalon Albin Kurtit kandidimin

26.01.2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar pjesërisht ankesën e LVV-së për  mos certifikim nga Komisioni Qendror Zgjedhor. E sipas këtij vendimi të PZAP-së, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt. Ndërsa, pjesa […]

Edhe PZAP ia ndalon Albin Kurtit kandidimin Foto: Ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar pjesërisht ankesën e LVV-së për  mos certifikim nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

E sipas këtij vendimi të PZAP-së, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Ndërsa, pjesa tjetër e listës së Lëviizjës Vetëvendosje mund të certifikohet.

“Refuzohet pjesërisht apeli i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa vërtetohet vendimi Nr.244_2021 i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), me seli në prishtinë, në pjesën e refuzimit të rekomandimit të ZRPPC-së, për certifimimin e kandidatëve për deputet të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje dhe atë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Ali, Bajram Maviriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi” thuhet në vendim.

“Pranohen pjesërisht rekomandimi i ZRPPC-së, certifikohet subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LV), lista e kandidatëve për deputet të subjektit politik, me përjashtim të kandidatëve të lartcekur si në pikën –I-, të dispozitivit të këtij vendimi”, thuhet tutje në vendim.