Edhe Enver Hoxhaj pranon humbjen, ia uron fitoren Lëvizjes Vetëvendosje

14.02.2021

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin, derisa ka bërë të ditur se nuk do të jenë bashkë me ta në qeverisje. “Rezultati e vë Lëvizjen Vetëvendosje në vend të parë dhe PDK në vend të dytë. Unë dua që ta urojë Vetëvendosjen për rezultatin e arritur […]

Edhe Enver Hoxhaj pranon humbjen, ia uron fitoren Lëvizjes Vetëvendosje Foto: Ilustrim

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin, derisa ka bërë të ditur se nuk do të jenë bashkë me ta në qeverisje.

“Rezultati e vë Lëvizjen Vetëvendosje në vend të parë dhe PDK në vend të dytë. Unë dua që ta urojë Vetëvendosjen për rezultatin e arritur dhe dua që t’i ftojë që të punojnë, që ta forcojnë shtetin e Kosovës. PDK nuk do të jetë pjesë e Qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje, sepse jemi larg me orientimet tona politike”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për stabilitet, dhe PDK zotohet që të jetë faktor i stabilitetit nga pozita kryesore në opozitë.

Hoxhaj ka thënë se kjo fushatë nuk ka qenë e lehtë për PDK.

“Jam krenar për unitetin dhe përkushtimin e pashembullt që kemi treguar si PDK”, ka thënë ai.