DnV tregon opsionet që mund të merr KQZ nëse votohen edhe numrat e kandidatëve të pacertifikuar

04.02.2021

Kandidatët të cilët nuk u certifikuan për të garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, pritet që mos të figurojnë në manualet e kandidatëve. Mirëpo, edhe nëse votat hidhen në numrat e tyre, sipas organizatave që monitorojnë zgjedhjet do të jenë të vlefshme vetëm për partitë e tyre. Votat nuk do të shpallet e pavlefshme nëse […]

DnV tregon opsionet që mund të merr KQZ nëse votohen edhe numrat e kandidatëve të pacertifikuar Foto: Ilustrim

Kandidatët të cilët nuk u certifikuan për të garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, pritet që mos të figurojnë në manualet e kandidatëve.

Mirëpo, edhe nëse votat hidhen në numrat e tyre, sipas organizatave që monitorojnë zgjedhjet do të jenë të vlefshme vetëm për partitë e tyre.

Votat nuk do të shpallet e pavlefshme nëse votohen numrat e kandidatëve të pa certifikuar.

“Vota do të jetë e vlefshme për subjektin politik, nuk numërohet për numrin që nuk ka emër ne listën e KQZ-së, por vlen për numrat tjerë. Kjo është sikurse nëse një subjekt politik nuk i ka 110 kandidatë në garë e qytetari e voton numrin 110. Por sigurisht vota për atë numër nuk llogaritet”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Florent Spahija nga “Demokracia në Veprim”.

Spahia ka dhënë edhe opsionet që mund të jep KQZ në rast se votohen kandidatët që nuk janë në listat zgjedhore.

“KQZ në këtë rast mund të numërojë votën për subjektin politik, ndërsa numrat që janë zgjedhur nga pjesa e kandidatëve nuk numërohen”, tregon më tej Spahija./Telegrafi/