DnV-ja: Fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit u zhvillua në atmosferë të qetë, masat anti-Covid u shkelën

13.02.2021

Ka përfunduar fushata 10-ditëshe për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ku partitë politike patën mundësinë për këtë periudhë kohore të shpalosin programet e tyre qeverisëse para qytetarëve. Ndërsa sot është heshtje zgjedhore, kurse nesër duke filluar nga ora 7:00 do të hapen qendrat e votimit, ku qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë […]

DnV-ja: Fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit u zhvillua në atmosferë të qetë, masat anti-Covid u shkelën Foto: Ilustrim

Ka përfunduar fushata 10-ditëshe për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ku partitë politike patën mundësinë për këtë periudhë kohore të shpalosin programet e tyre qeverisëse para qytetarëve.

Ndërsa sot është heshtje zgjedhore, kurse nesër duke filluar nga ora 7:00 do të hapen qendrat e votimit, ku qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit e të votojnë për të përzgjedhurit e tyre.

Përmes një konference për medie, Demokracia në Veprim (DnV) ka vlerësuar se fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen nesër është zhvilluar në atmosferë të qetë.

Po ashtu Veton Mujaj nga DnV-ja ka përmendur edhe mos respektimin e masave anti-Covid nga subjektet politike.

Sipas tij, programet e partive politike s’kanë dalluar nga ato të kaluarat. Ai përmendi edhe përfaqësimin e ulët të grave në emisione televizive.

“Ne kemi përcjellë pjesën kryesore të fushatës dhe mendojmë që ka qenë atmosferë e qetë me një numër të konsiderueshëm të aktiviteteve dhe jo të gjitha kane qenë të lajmëruara në institucione”.

” Mosrespektimi i masave ka qenë evident. Ndonëse shumë organizime kanë ndërruar formën e tyre, orientimi i subjekteve është si më parë. Poashtu elementët e gjuhës  së urrejtjes nuk kanë munguar. Programet politikë kane qenë me shumë vonesë  të publikuara nga të gjitha partitë politike, dhe prezenca e grave ishte më e ulët. Pra edhe gjate kësaj fushate subjektet politike nuk u kanë ofruar grave përfaqësim të barabartë”, tha ai.

Muja në emër të DnV-së, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje, ndërsa partive politike për maturi. Ai tha se DnV-ja ka 498 vëzhgues ndërsa  do të jenë të vendosur 100 ekipe mobile.