Vetëvendosje mban tubim përmbyllës në Prishtinë, Kurti dhe Osmani mbledhin qytetarët në shesh

12.02.2021

Kandidati i VV-së për kreun e Qeverisë, Albin Kurti dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani po marshojnë shesheve të kryeqytetit në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Të shoqëruar nga një numër i madh i qytetarëve Kurti e Osamni, që në çdo takim ishin së bashku, kanë përfunduar marshi te objekti […]

Vetëvendosje mban tubim përmbyllës në Prishtinë, Kurti dhe Osmani mbledhin qytetarët në shesh Foto: Ilustrim

Kandidati i VV-së për kreun e Qeverisë, Albin Kurti dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani po marshojnë shesheve të kryeqytetit në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të shoqëruar nga një numër i madh i qytetarëve Kurti e Osamni, që në çdo takim ishin së bashku, kanë përfunduar marshi te objekti i Qeverisë, ku edhe ishte vendosur një mbishkrim “Qeveria Kurti”.

Kurti ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe bashkëpartiakët.

Edhe Osmani ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu.

Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti me këtë rast u shpreh i bindur në fitore, duke ripërsëritur se këto zgjedhje janë referendum për VV-në dhe Kosovën.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin #127.