Deputeti i Bundestagut gjerman del hapur në mbështetje të Albin Kurtit

Deputeti i Bundestagut gjerman del hapur në mbështetje të Albin Kurtit
Çlirim Gashi

07.02.2021 / Zgjedhjet Parlamentare 2021

Nils Schmid, ka publikuar një video në rrjetin social Twitter, ku ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatin e tyre për Kryeministër, Albin Kurtin.

Ai i është drejtuar qytetarëve të Kosovës duke thënë se “Kosova ka nevojë për një udhëheqje moderne e pro evropiane dhe VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurti janë njerëzit e duhur për ta udhëhequr vendin drejt së ardhmes.”

Ai ka thënë se në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane duhet të ketë investime në arsim, kohezion shoqëror duke respektuar pakicat, luftë kundër korrupsionit dhe mirëqeverisje dhe ka theksuar se “për t’i arritur këto qëllime dhe integrimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian qytetarët e saj duhet ta mbështesin Albin Kurtin dhe VETËVENDOSJE!-n”.

LEXO EDHE:  Kurti për rrezikun nga zjarret: Jemi në kontakt me komunat që kanë mungesë të zjarrfikësve

Ai e ka përfunduar video porosinë e tij duke treguar se social demokratët e Gjermanisë janë të bindur se VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurti janë njerëzit e duhur për t’i arritur këto synime të vështira për Kosovën dhe Evropën.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit

15.02.2021 / Zgjedhjet Parlamentare 2021

Në Leshan fiton Lëvizja Vetëvendosje me 279 vota

15.02.2021 / Zgjedhjet Parlamentare 2021

Në Greikoc fiton Lëvizja Vetëvendosje me 519 vota

15.02.2021 / Zgjedhjet Parlamentare 2021

Në Bukosh fiton Lëvizja Vetëvendosje me 230 vota