Deklarohet Kurti pasi Supremja nuk ia lejoi kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit

29.01.2021

Gjykata Supreme ia ka pranuar pjesërisht ankesën Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë. Supremja ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që kandidatëve Liburn Aliu dhe Labinotë Demi-Murtezajt, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërsa kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtit nuk i’u leja kandidimi në zgjedhjet e 14 […]

Deklarohet Kurti pasi Supremja nuk ia lejoi kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit Foto: Ilustrim

Gjykata Supreme ia ka pranuar pjesërisht ankesën Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë.

Supremja ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që kandidatëve Liburn Aliu dhe Labinotë Demi-Murtezajt, t’i përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë.

Ndërsa kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtit nuk i’u leja kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurti gjatë një vizite në Prizren, tha se ende nuk e ka parë vendimin e Supremes, pasi që ta shohin vendimin thotë se do ta analizojnë që të ndërmarrin hapa të mëtutjeshëm.

“Secili prej duhet ta mbështet listën e VV-së. Neve na duhen 61 deputetë. Të votohet masivisht ashtu sic ka aplikuar mërgata jonë. Më 14 shkurt le ta bëjmë festë të VV-së. Unë nuk e kam parë atë vendim, kur të vjen në zyrën e LVV-së, e trajtojmë dhe e analizojmë se çfarë hapa do të ndërmarrim më tutje, që të ankohemi nëse është kështu”, ka thënë Kurti.