Asllanaj: Të rinjtë, e ardhmja jonë, entuziazmi i tyre të jep përkrahje në vazhdimin e agjendave

30.01.2021

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë, të shtunën ka mbajtur takim me Forumin Rinor të kësaj partie. Ka qenë kandidati për deputet Dr. Sali Asllanaj i cili ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi LDK’së i janë bashkuar edhe një grup i të rinjëve. “Në vazhdën e takimeve, sot bashkëbiseduam me djemtë dhe […]

Asllanaj: Të rinjtë, e ardhmja jonë, entuziazmi i tyre të jep përkrahje në vazhdimin e agjendave Foto: Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë, të shtunën ka mbajtur takim me Forumin Rinor të kësaj partie.

Ka qenë kandidati për deputet Dr. Sali Asllanaj i cili ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi LDK’së i janë bashkuar edhe një grup i të rinjëve.

“Në vazhdën e takimeve, sot bashkëbiseduam me djemtë dhe vajzat e Forumit Rinor – Dega në Suharekë. Përveç kësaj, jemi të lumtur që rrugën dhe frymën e vetme rugoviane nga sot do t’a vazhdojnë edhe një grup i të rinjve, këtu në Suharekë.

Kjo rini do të jetë edhe zëri i të gjithë të rinjve e të rejave të tjerë që kërkojnë më të mirën e shtetit të vet. Entuziazmi i ketyre të rinjve dhe të rejave për një shtet demokratik, zhvillim ekonomik, vende të reja të punës, të jep përkrahje edhe më të madhe për të synuar në vazhdimin e axhendave me rëndësi me qeverisjen e LDK-së dhe Kryeministrit Hoti.

Gjatë bisedave me këta të rinj, vizioni i LDK-së mbetet shpresa e vetme e këtij vendi.Bashkë me njerëz të mirë, Suhareka dhe Shteti do të mbajnë primatin e fituesit, sepse LIDHJA na bashkon” ka njoftuar Asllanaj.