Ambasada amerikane: Votoni, tregoni dashurinë për vendin tuaj dhe familjen

14.02.2021

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka ftuar qytetarët që të tregojnë dashurinë e tyre për shtetin dhe familjen. “Këtë ditë të Shën Valentinit tregoni dashurinë për shtetin […]

Ambasada amerikane: Votoni, tregoni dashurinë për vendin tuaj dhe familjen Foto: Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka ftuar qytetarët që të tregojnë dashurinë e tyre për shtetin dhe familjen.

“Këtë ditë të Shën Valentinit tregoni dashurinë për shtetin dhe familjen tuaj. Votoni! E ardhmja e Kosovës është në duart tuaja”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka njoftuar se procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është duke u zhvilluar me rregull dhe se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.