Albin Kurti: Në zgjedhjet e 14 shkurtit lista jonë do t’i ketë 110 kandidatë

31.01.2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit edhe kandidat për kryeministër nga ky subjekt politik, Albin Kurti edhe njëherë ka deklaruar se lista e VV-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit do të ketë 110 kandidatë për deputetë. Gjatë këtij deklarimi, Kurti ka theksuar se pas dy javëve do të fitojnë shumicën parlamentare, ku edhe është shprehur […]

Albin Kurti: Në zgjedhjet e 14 shkurtit lista jonë do t’i ketë 110 kandidatë Foto: Ilustrim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit edhe kandidat për kryeministër nga ky subjekt politik, Albin Kurti edhe njëherë ka deklaruar se lista e VV-së në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit do të ketë 110 kandidatë për deputetë.

Gjatë këtij deklarimi, Kurti ka theksuar se pas dy javëve do të fitojnë shumicën parlamentare, ku edhe është shprehur i bindur se do të dalin të parët.

“Priten zgjedhjet me 14 shkurt, ne do të garojmë me listën tonë. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë edhe ne do të fitojmë. Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do të bëjmë shumicë parlamentare me 14 shkurt, e çdo ditë pas asaj dite”, tha Kurti.

Kujtojmë se vendimi i Gjykatës Supreme, Kurti dhe dy kandidatë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mund të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Deri gjatë ditës së djeshme në ora 16:00 subjektet politike kanë pasur kohë të bëjnë rirenditjen e kandidatëve për deputetë, por një gjë të tillë LVV nuk e ka bërë.