Aderimi i Sami Hajdarajt në PDK, reagon NISMA
Asamblesiti i NISMA-së nga Suhareka, Sami Hajdaraj, siç duket ka ndërruar qëndrim politik. Ai sot ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Kalimi i tij në PDK është bërë i ditur nga kryetari në detyrë dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se me Sami Hajdaraj na bashkon interesi…
Asamblesiti i NISMA-së nga Suhareka, Sami Hajdaraj, siç duket ka ndërruar qëndrim politik. Ai sot ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.
Kalimi i tij në PDK është bërë i ditur nga kryetari në detyrë dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se me Sami Hajdaraj na bashkon interesi për shtetin dhe nevoja për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit të vendit tonë në botë.
Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi nga NISMA Socialdemokrate të cilët përmes një njoftimi në Facebook kanë bërë të ditur se me propozim të degës së Nismës Socialdemokrate në Suharekë, para dy dite e ka liruar nga detyra, ish kryetarin e degës, Sami Hajdaraj, për shkak të neglizhencës në çështjet organizative të degës dhe për shkak të pazareve politike.
Po ashtu NISMA ka ftuar përkrahësit e saj në këtë qytet që të mos bien pre e shantazheve dhe presioneve të pazargjinjve, por të vazhdojnë aktivitetin e tyre në funksion të mbështetjes së projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
“Ju bëjmë thirrje të gjitha strukturave dhe simpatizantëve të Nismës në Therandë, që të mobilizohen fuqishëm drejt qëllimit tonë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në njoftim.