AAK kërkon nga KQZ-ja që të qartësohet rreth kandidimit të Albin Kurtit

08.01.2021

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri nga AAK-ja e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar nga KQZ-ja që të qartësojë nëse kreu i LVV-së, Albin Kurti mund të kandidojë për deputet. “KQZ duhet të jetë e qartë nëse do i lejojë Kurtit të kandidojë për deputetë apo jo” ka thënë Tahiri. Ai gjithashtu ka […]

AAK kërkon nga KQZ-ja që të qartësohet rreth kandidimit të Albin Kurtit Foto: Ilustrim

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri nga AAK-ja e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar nga KQZ-ja që të qartësojë nëse kreu i LVV-së, Albin Kurti mund të kandidojë për deputet.

“KQZ duhet të jetë e qartë nëse do i lejojë Kurtit të kandidojë për deputetë apo jo” ka thënë Tahiri.

Ai gjithashtu ka thënë se Aleanca ka kryer punë të mëdha, mirëpo gabimet e tyre të vogla i kanë lënë nën hije ato punë.

“Jemi partia e parë për pushtet lokal, 7 kryetarë të komunave janë model i qeverisjes së mirë. Kur flasim për subjektin tonë politik, Aleanca tregon se ne kemi kry punë që nuk kanë ndodh asnjëherë, në këtë proces të punës s’kemi qenë shumë të mirë me i prezentu, gabimet tona të vogla i kanë lënë nën hijë punët tona të mëdha”, shtoi ai.

Sipas Tahirit, partia e tij nuk penalizohet për shkakun se nuk kanë kandidat për kryeministër.

“Nuk na penalizon nëse s’kemi kandidat për kryeministër. Ne gjatë 20 viteve të historisë vendit tonë i kemi dhënë 2 kryeministra”, u shpreh Tahiri në T7.