AAK-ja me fond prej 1 miliardë euro për të nxjerrë vendin nga kriza e pandemisë

18.01.2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka prezentuar Programin Zgjedhor 2021-2025, ku tha se partia e tij ka planikuar një fond prej 1 miliardë euro për të nxjerr vendin nga kriza e pandemisë. ”Aleanca hyn me bindjen për fitore në këtë proces. Ju siguroj për punë të kryera si në nivel komunal…

AAK-ja me fond prej 1 miliardë euro për të nxjerrë vendin nga kriza e pandemisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka prezentuar Programin Zgjedhor 2021-2025, ku tha se partia e tij ka planikuar një fond prej 1 miliardë euro për të nxjerr vendin nga kriza e pandemisë.

”Aleanca hyn me bindjen për fitore në këtë proces. Ju siguroj për punë të kryera si në nivel komunal e nacional. Veçoj disa punë të kryera që besojmë se e meritojmë besimin e qytetarëve” ka thënë Haradinaj.

”Kemi rreth 24 punë si Ushtrinë e Kosovës, një nga ngjarjet me rëndësi, pronsinë mbi Trepçën, ku minatorët janë aksionar të 20 për qind të saj. Kemi pavarësinë energjetike të Kosovës. Kryeqytetin e bëri me ligj. Po vonohet ligji për paga që spo gjenë zbatim me atë të cilit do zgjidhej statusi financiar i mjekëve e policëve”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj tutje ka thënë se programi i AAK-së është i kompletuar për 4 vite.

“Kemi edhe një arsye që është programi që do ta shpalosim sot. Programin 4 vjecar që është i plotë e i kompletuar. E para është ekonomia një plan i detajuar me formulë si të dilet nga kriza e pandemisë me një fond prej 1 miliardë euro”, u shpreh ai.

“Shtylla e tretë janë fushat sektoriale si arsimi, shëndetësia, sporti që ka pasë mangësi në menaxhimin e këtyre”, tha ai.

“Do t’i japim theks të veçantë anëtarësimit në NATO, BE”, u shpreh ai.

Etiketat

Ofertat e fundit