A mund të votojë Thaçi, Veseli, Selimi e të tjerët, për SuharekaOnline përgjigjen nga Gjykata Speciale

09.01.2021

Me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, ka shpallur zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës. Në shkurt të këtij viti të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote do ti drejtohen kutive të votimit për të votuar përfaqësuesit e tyre të preferuar. E drejta e votës […]

A mund të votojë Thaçi, Veseli, Selimi e të tjerët, për SuharekaOnline përgjigjen nga Gjykata Speciale Foto: Ilustrim

Me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, u.d. e presidentit, Vjosa Osmani, ka shpallur zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës.

Në shkurt të këtij viti të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote do ti drejtohen kutive të votimit për të votuar përfaqësuesit e tyre të preferuar.

E drejta e votës është e garantuar me Kushtetutë të Kosovës ku neni 45 pika 1 thotë se “çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhet, me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor”.

Procesi zgjedhor në të cilin po hymë do ti gjejë në një situatë krejt të re ish-krerët e UÇK’së të cilët gjenden në qendrën e paraburgimit në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Por se a do të mund të votojnë ish-krerëve të UÇK’së (votojnë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj), flasin nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Redaksia e portalit SuharekaOnline ka dërguar pyetje në adresë të Dhomave të Specializuara për Kosovë lidhur me atë nëse ish-krerëve të UÇK’së do të i’u mundësohet votimi nga qendra e paraburgimit.

Në përgjigjen e Dhomave të Specializuara për SuharekaOnline thuhet se këto dhoma do ta adresojnë çështjen e votimit në përputhje me ligjet dhe rregulloret e Kosovës në lidhje me zgjedhjet.

Dhomat e Specializuara të Kosovës do të adresojnë këtë çështje në përputhje me ligjet dhe rregulloret e Kosovës në lidhje me zgjedhjet” thuhet në përgjigjen e znj. Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Më tutje znj.Griep shton se nëse kërkohet diçka e tillë ata do të sigurojnë mbështetje për kryerjen e procedurave të votimit.

Nëse kërkohet konkretisht, Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Qendra e Paraburgimit do të sigurojnë mbështetje për rregullimet praktike të kryerjes së procedurave të votimit për ish-krerët e UÇK’së që gjenden në paraburgim” ka shtuar ajo.