63,256 qytetarë me të drejtë vote nga Suhareka sot votojnë në 83 vendvotime

14.02.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së shtune ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, sipas të cilës janë 1 milion e 794 mijë e 862 votues. Numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje, që do të votojnë për herë të parë pasi kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve të vitit 2019 është 49 […]

63,256 qytetarë me të drejtë vote nga Suhareka sot votojnë në 83 vendvotime Foto: ????????????????????????????????????

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së shtune ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, sipas të cilës janë 1 milion e 794 mijë e 862 votues.

Numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje, që do të votojnë për herë të parë pasi kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve të vitit 2019 është 49 mijë e 198 votues.

Ndërsa numri i atyre që nuk kanë qenë në listën votuese të atyre zgjedhjeve, e të cilët konsiderohen të regjistruar për herë të parë në regjistrim qendror civil mes dy palë zgjedhjesh është 10 mijë e 433 votues.

“Janë gjithsej 1.794.862 qytetarë me të drejtë vote, ndërkaq numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1.617.200 fletëvotime. Janë 177.662 fletëvotime më pak, që shprehur në përqindje i bie 10 për qind më pak fletëvotime sesa numri i votuesve. Kështu kemi vepruar edhe në të kaluarën dhe asnjëherë nuk është paraqitur mungesa e fletëvotimeve”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve poashtu ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës janë 63 256 qytetarë me të drejtë vote, të cilët mund të votojnë në 33 qendra të votimeve.

Gjithashtu KQZ-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës janë gjithsej 83 vendvotime.