13 mijë aplikacione nga diaspora janë aprovuar nga KQZ-ja

22.01.2021

Në qendrën e thirrjeve të KQZ-së nga 15 mijë aplikues që janë telefonuar vetëm 13 mijë prej tyre e kanë hapur telefonin dhe kanë marr aprovimin. Këto janë bërë të ditur gjatë mbledhjes së KQZ-së, nga kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit Burim Ahmetaj. “Sekretariati është në periudhën e shërbimit shqyrtues që është përgjithësimi i votuesve jashtë […]

13 mijë aplikacione nga diaspora janë aprovuar nga KQZ-ja Foto: Ilustrim

Në qendrën e thirrjeve të KQZ-së nga 15 mijë aplikues që janë telefonuar vetëm 13 mijë prej tyre e kanë hapur telefonin dhe kanë marr aprovimin.

Këto janë bërë të ditur gjatë mbledhjes së KQZ-së, nga kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit Burim Ahmetaj.

“Sekretariati është në periudhën e shërbimit shqyrtues që është përgjithësimi i votuesve jashtë Kosovës. Nga aplikimet për regjistrim deri më tani janë proceduar 33 mijë e 500 aplikacione për plotësim, ku 17 mijë prej tyre kanë aprovimin ndërsa në refuzim janë 4 500 aplikacione”.

“Nga procesi i përmbylljes së votimit me postë apo jashtë vendit janë rreth 134 mijë e-mail të pa hapura që mendojmë t’i procedojmë gjatë ditëve në vazhdim. Qendra e thirrjeve është duke vazhduar dhe verifikimet”.

“Nga qendra mbi 15 mijë aplikues prej tyre 13 mijë kanë hapur telefonin dhe kemi marr aprovimin e tyre”.