10 ditë fushatë, sot heshtje zgjedhore në Kosovë

13.02.2021

Dita e shtunë, 13 shkurt, shënjon zyrtarisht përmbylljen e kohës së fushatës zgjedhore, të cilës i paraprin heshtja një-ditore zgjedhore. Më 14 shkurt qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote, do ta kenë mundësinë t’u drejtohen kutive në qendrat e votimit dhe të votojnë të përzgjedhurit e tyre për legjislaturen e re qeveritare. […]

10 ditë fushatë, sot heshtje zgjedhore në Kosovë Foto: Ilustrim

Dita e shtunë, 13 shkurt, shënjon zyrtarisht përmbylljen e kohës së fushatës zgjedhore, të cilës i paraprin heshtja një-ditore zgjedhore.

Më 14 shkurt qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote, do ta kenë mundësinë t’u drejtohen kutive në qendrat e votimit dhe të votojnë të përzgjedhurit e tyre për legjislaturen e re qeveritare.

Rrjedhimisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka zgjatur 10 ditë, nga 3 shkurti deri më 12 shkurt.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të dielën do të hapen 888 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime në tërë Kosovën.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen nesër do të marrin pjesë 28 subjekte politike, prej tyre 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare marrin pjesë 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Të gjitha partitë garojnë për 120 vende në parlament.

Zgjedhjet për parlamentin e Kosovës zhvillohen në të gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe veriun e Kosovës.

Për shkak të pandemisë me COVID-19, nuk do të merr pjesë ekipa e Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Prandaj KQZ-ja për herë të parë do të organizojnë vetë zgjedhjet në tërë territorin e Kosovës.

Kujtojmëse gjithsej do të jenë 88 prokurorë do të jenë të angazhuar ditën e zgjedhjeve.

Nesër do të jen mijëra vëzhgues e në mesin e tyre do të jene edhe ndërkombëtar.

Ndërkaq, Instituti i Kosovës për Drejtësi me 14 shkurt 2021 ka akredituar 51 vëzhgues në monitorim të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në mbrojtje të votës së lirë, shkruan Indeksonline.