Zyba viziton Shkurte Fejzën, diskutojnë për kontributin e artistëve në zhvillimin e artit dhe kulturës në Suharekë

27.09.2021

Sot kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i shoqëruar me dy kandidatët për asamble nga fshati Mushtisht, Erlida Bajrami dhe Jetmir Durmishi, ishin për vizitë tek ikona e këngës shqipe Shkurte Fejza në Mushtisht. Në takim me të u diskutua për idetë dhe përkrahjen që mund të japin artistët […]

Zyba viziton Shkurte Fejzën, diskutojnë për kontributin e artistëve në zhvillimin e artit dhe kulturës në Suharekë Foto: Salih Zyba dhe Shkurte Fejza / Facebook

Sot kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i shoqëruar me dy kandidatët për asamble nga fshati Mushtisht, Erlida Bajrami dhe Jetmir Durmishi, ishin për vizitë tek ikona e këngës shqipe Shkurte Fejza në Mushtisht.

Në takim me të u diskutua për idetë dhe përkrahjen që mund të japin artistët tonë në zhvillimin e mëtejmë të artit dhe kulturës në komunën tonë.

Ndër tjerash në njoftim të LVV-Suharekë u tha se një shoqëri e tillë që ndikon në rritjen e kulturës dhe promovimin e saj, e në socializimin e të rinjëve, sot i mungon Suharekës.