Zyba viziton bio-fermën e qytetarit që pas 25 vitesh e la Zvicrën për të investuar në Suharekë

21.09.2021

Së bashku me kandidatët për asamble komunale, Valmire Kryeziu dhe Arsim Muqaj, Zyba ishte për vizitë në fshatin Maqitevë. Aty u pritën nga zotëri Avdullah Krasniqi i cili u kthye nga Zvicrra dhe investoi në sektorin e shpeztarisë dhe bletarisë, ku me pasion të madh jep kontributin e tij në vendlindje, në zhvillimin e agroturizmit, […]

Zyba viziton bio-fermën e qytetarit që pas 25 vitesh e la Zvicrën për të investuar në Suharekë Foto: Ilustrim

Së bashku me kandidatët për asamble komunale, Valmire Kryeziu dhe Arsim Muqaj, Zyba ishte për vizitë në fshatin Maqitevë.

Aty u pritën nga zotëri Avdullah Krasniqi i cili u kthye nga Zvicrra dhe investoi në sektorin e shpeztarisë dhe bletarisë, ku me pasion të madh jep kontributin e tij në vendlindje, në zhvillimin e agroturizmit, me produktet eko.

Zyba ka njoftuar se me qeverisjen e tij lokale i ka premtuar mbështetje maksimale dhe kushte më të mira të punës.