Zyba takon banorët e fshatit Budakovë, diskutojnë për programin qeverisës

27.09.2021

Në vazhdën e këtyre takimeve, Salih Zyba së bashku me kandidatët për asamble Sami Buzhala dhe Faton Kololli gjatë ditës së djeshme kanë takuar disa banorë të fshatit Budakovë. Zyba ka thënë se takimet e tyre për të dëgjuar hallet e qytetarëve dhe për të diskutuar rreth programit qeverisës do të vazhdojnë në secilën lagje […]

Zyba takon banorët e fshatit Budakovë, diskutojnë për programin qeverisës Foto: Salih Zyba / Facebook

Në vazhdën e këtyre takimeve, Salih Zyba së bashku me kandidatët për asamble Sami Buzhala dhe Faton Kololli gjatë ditës së djeshme kanë takuar disa banorë të fshatit Budakovë.

Zyba ka thënë se takimet e tyre për të dëgjuar hallet e qytetarëve dhe për të diskutuar rreth programit qeverisës do të vazhdojnë në secilën lagje dhe në secilin fshat.

“Me kandidatët për asamble Sami Buzhala dhe Faton Kololli dje takuam disa banorë të fshatit Budakovë.Takimet tona për të dëgjuar hallet e qytetarëve dhe për të diskutuar rreth programit tonë qeverisës do të vazhdojnë në secilën lagje dhe në secilin fshat”, thuhet në njoftimin e Salih Zybës.