Zyba takohet me të rinjtë e Suharekës, në vullnetin e tyre gjenë motiv për punë shtesë

23.09.2021

Gjatë këtij takimi Zyba ka bërë të ditur se obligimi i tij dhe i Lëvizjes Vetëvendosje është fillimisht të kuptohen problemet e tyre dhe pastaj të iu ofrohet zgjidhje. Ndër tjera Zyba ka thënë se vullneti dhe gatishmëria e tyre është motiv shtesë që punën tonë vetëm ta intensifikojmë edhe më shumë “Rinia është potenciali […]

Zyba takohet me të rinjtë e Suharekës, në vullnetin e tyre gjenë motiv për punë shtesë Foto: Ilustrim

Gjatë këtij takimi Zyba ka bërë të ditur se obligimi i tij dhe i Lëvizjes Vetëvendosje është fillimisht të kuptohen problemet e tyre dhe pastaj të iu ofrohet zgjidhje.

Ndër tjera Zyba ka thënë se vullneti dhe gatishmëria e tyre është motiv shtesë që punën tonë vetëm ta intensifikojmë edhe më shumë

“Rinia është potenciali i vërtetë i vendit tonë. Kuptimi i problemeve të tyre fillimisht, e pastaj ofrimi i zgjidhjeve për këto probleme është obligim i yni.

Sot gjatë ditës, bashkëbisedova me të rinjtë e komunës tonë. Vullneti dhe gatishmëria e tyre, që të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve në komunën tonë, është motiv shtesë që punën tonë vetëm ta intensifikojmë edhe më shumë.

Do të punojmë drejt dhe pa diskriminime për askënd, ashtu që secili prej tyre ta shoh të ardhmen e tij në vendin tonë” ka njoftuar Zyba.

Salih Zyba në zgjedhjet e 17 tetorit garon me numrin 144 – Lëvizja Vetëvendosje.