Zgjedhjet lokale të 17 tetorit, PZAP pranon 12 ankesa

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa është duke vazhduar të pranojë ankesa për shkeljen e rregullave të subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore si dhe nga qytetarë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

14.10.2021 / Zgjedhjet

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit, PZAP pranon 12 ankesa
Foto: Ilustrim

PZAP deri tani ka pranuar 12 ankesa lidhur me këto shkelje të rregullave të fushatës zgjedhore. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, kryesuesi i sekretaritatit të PZAP-ti, Mulë Desku.

Desku ka bërë të ditur se prej 12 ankesa, 10 prej tyre janë vendosur, ndërsa dy ankesa të tjera janë në procedurë të shqyrtimit.


Po ashtu, ai ka thënë se këto dy ankesa që janë në procedurë të shqyrtimit, do të vendosën brenda afatit ligjor.

Gjithashtu, kryesuesi i PZAP-ti ka bërë të ditur se deri tani ka shqiptuar një gjobë ndaj një subjekti politik.

Ndërsa, sa i përket ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ai ka theksuar se ankesa kanë parashtruar disa subjekte politike si dhe votues nga disapora, ku të njëjtit kanë kërkuar përfshirjen në listën përfundimtare të votuesve jashtë vendit.

“Ju informoj se prej fillimit të fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021, sa i përket pretendimeve nga ankuesit se, ka pasur parregullsi gjate bërjes se fushatës zgjedhore nga ana e subjekteve të caktuara politike, PZAP ka pranuar 12 ankesa, prej tyre 10 ankesa janë vendosur, ndërsa 2 ankesa janë në procedurë të shqyrtimit, të cilat do të vendosën brenda afatit ligjor”, ka thënë ai.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *