Zekolli viziton Nishorin, Semetishtin dhe Breshancin, prezanton prioritetet për këto fshatra

11.10.2021

Në kuadër të fushatës, Zekolli po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, Murtez Zekolli ka takuar banorët e fshatit Nishor, Semetisht dhe Breshanc. Takimet elektorale të Zekolli vazhduan për të shpalosur programin e tyre […]

Zekolli viziton Nishorin, Semetishtin dhe Breshancin, prezanton prioritetet për këto fshatra Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Zekolli po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, Murtez Zekolli ka takuar banorët e fshatit Nishor, Semetisht dhe Breshanc.

Takimet elektorale të Zekolli vazhduan për të shpalosur programin e tyre qeverisës në fshatrat Nishor-Semetisht dhe Breshanc, së bashku me kandidaten për Asmable Komunale, Artane Bytyqi, takuan qytetarë, aktivistë për të parë nga afër sfidat e fshatit, si dhe për të diskutuar prioritetet në mandatin e tyre qeverisës.

Prioritet e fshatit Nishor, Semetisht dhe Breshanc:

– Ndërtimi i i rrjetit të ujësjellsit;
– Ndriqimi i rrugëve të fshatit;
– Ndërtimi i trotuarëve;
– Ndërtimi i çerdhes së fshatit;
– Kujdesi për ambinetin dhe hapsirat e gjelbërta;
– Mbështetja e grave në biznes dhe ide inovative;
– Mbështetja e bujqëve.