Zekolli viziton bizneset, premton se do të jetë afër tyre, me politikat stimuluese për ndërmarrjet

11.10.2021

Në kuadër të fushatës, Zekolli po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, Murtez Zekolli gjatë ditës së sotme ka vizituar ndërmarrjen “Muqa” e cila operon si një biznes me veprimtari të veçantë. Ai ka […]

Zekolli viziton bizneset, premton se do të jetë afër tyre, me politikat stimuluese për ndërmarrjet Foto: Murtez Zekolli / Facebook

Në kuadër të fushatës, Zekolli po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, Murtez Zekolli gjatë ditës së sotme ka vizituar ndërmarrjen “Muqa” e cila operon si një biznes me veprimtari të veçantë.

Ai ka thënë se po vazhdojmë fushatën elektorale derë me derë, për të parë nga afër sfidat me të cilët ata përballen dhe për ti adresuar ato në planin tonë qeverisës.

Zekolli ka theksuar se do të jenë afër ndërmarrjeve, me politikat e tyre stimuluese për bizneset në Suharekë.