Zekolli në Mushtisht, premton përkrahje dhe realizim të të gjitha projekteve në mandatin qeverisës

10.10.2021

Në kuadër të fushatës, Zekolli po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Murtez Zekolli ka vizituar banorët e fshatit Mushtisht. Ai ka thënë se Mushtishti gjithmonë ka qenë i lidhur […]

Zekolli në Mushtisht, premton përkrahje dhe realizim të të gjitha projekteve në mandatin qeverisës Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Zekolli po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Murtez Zekolli ka vizituar banorët e fshatit Mushtisht.

Ai ka thënë se Mushtishti gjithmonë ka qenë i lidhur me PDK-në dhe PDK me Mushtishtin po ashtu. Investime të mëdha kanë ndodhur në Mushtisht në qeverisjet e tyre në nivel qëndror.

Ndërsa, Zekolli ka shtuar se përkrahje të fuqishme dhe realizim të të gjitha projekteve, do të ketë edhe në qeverisjen tonë në nivel lokal në mandatin e ardhshëm.

Sot Zekolli qëndroi në Mushtisht, së bashku me kandidatët tanë për Asamble Komunale, me Reshat Selimi dhe Alush Shala takuan qytetarë, fermerë, ndërmarrje private e aktivistë të shumtë, me të cilët diskutuam për sfidat, nevojat, si dhe prioritetet e ardhshme.

Prioritetet e fshatit Mushtisht në qeverisjen në ardhje të PDK-së, me Murtez Zekollin kryetar:

– Zhvillimi i turizmit malor.
– Rregullimi i Infrastrukturës për Gradacë.
– Rregullimi i kanalizimit në lokacionet që mungon në fshat.
– Rregullimi i infrastrukturës rrugore në lagjen e re.
– Shtrimi me shtresën e dytë të asfaltit në rrugët në qendër të fshatit dhe në rrugën “Shaljanët”
– Ndërtimi i një objekti të ri për qerdhe të fëmijëve.
– Ndërtimi i rrugës lagja e Baqevcit-Greikoc.
– Vazhdimi i rrugës “Prespektiva”.
– Rregullimi i infrastrukturës rrugore në rrugët dytësore të fshatit.