VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga presidentja Osmani

11.09.2021

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, ndonëse nuk kanë treguar se çfarë qëndrimi do të kenë. Kështu ka bërë të ditur Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka. “Ne jemi të gatshëm si subjekt të takohemi me Presidenten kurdo që ajo na thërret”, […]

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga presidentja Osmani Foto: Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, ndonëse nuk kanë treguar se çfarë qëndrimi do të kenë.

Kështu ka bërë të ditur Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.

“Ne jemi të gatshëm si subjekt të takohemi me Presidenten kurdo që ajo na thërret”, tha ai për Telegrafin.

Gjatë ditës së djeshme, presidentja Osmani ka paralajmëruar takim konsultativ me partitë në mënyrë që të diskutohet rreth procesit zgjedhor.