Votat e kandidatëve për kryetar të Suharekës në vendlindjen e Salih Zybës, në Bukosh
Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota. Sipas këtij rezultati, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) […]
Sipas këtij rezultati, Bali Muharremaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar me 52,28% të votave apo 13 mijë e 837 vota, ndërkaq pas tij vije Ardian Shala i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me 29,51% të votave apo 7 mijë e 810 vota.
Sipas këtij rezultati, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me kandidatin Bali Muharremaj ka fituar Suharekën në raund të parë, pa balotazh.
Por, si u votuan kandidatët për kryetar të Suharekës, në vendlindjen e Salih Zybës, në fshatin Bukosh?
SuharekaOnline ka mbledhur rezultatet në dy qendrat e votimit në fshatin Bukosh, në 2430A/01R dhe 2430A/02D.
Sipas rezultateve të të dy qendrave të votimit në Bukosh, Bali Muharremaj i AAK-së ka arritur të fitoj në këtë fshat me 215 vota, Ardian Shala i LDK-së ka marrë 159 vota, Salih Zyba i LVV-së 163 vota dhe Murtez Zekolli i PDK-së 44 vota.
Bukosh | Bali Muharremaj | Ardian Shala | Salih Zyba | Murtez Zekolli |
2430A/01R | 128 vota / 41,83% | 89 vota / 29,08% | 64 vota / 20,92% | 25 vota / 8,17% |
2430A/02D | 87 vota / 31,64% | 70 vota / 25,45% | 99 vota / 36,00% | 19 vota / 6,91% |
TOTAL | 215 | 159 | 163 | 44 |