Shqetësuese, numri i fletëvotimeve të pa vlefshme në zgjedhje

06.09.2021

Kanë mbetur më pak se dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në vendin tonë, më 17 tetor. Në çdo proces zgjedhor, ka pasur numër të lartë të fletëvotimeve të pavlefshme dhe se kjo po konsiderohet shqetësuese për shoqërinë civile. Ndërsa, vetëm në zgjedhjet e fundit lokale që janë mbajtur në […]

Shqetësuese, numri i fletëvotimeve të pa vlefshme në zgjedhje Foto: Ilustrim

Kanë mbetur më pak se dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në vendin tonë, më 17 tetor.

Në çdo proces zgjedhor, ka pasur numër të lartë të fletëvotimeve të pavlefshme dhe se kjo po konsiderohet shqetësuese për shoqërinë civile.

Ndërsa, vetëm në zgjedhjet e fundit lokale që janë mbajtur në vitin 2017, ishin rreth 80 mijë vota të tilla.

Që ky numër të jetë kaq i lartë, sipas Instituti Demokratik të Kosovës, përveç informimit jo të duhur, ka ndikuar edhe dizajni i fletëvotimeve. Njohës të komunikimit ndërkaq thonë se KQZ duhet hulumtoj këtë fenomen dhe të ndërmerr hapat e duhur për informimin e votuesve.

Që nga çlirimi i vendit, në vendin tonë janë mbajtur gjashtë palë zgjedhje lokale, ku në të gjitha këto zgjedhje ka pasur një numër të konsiderueshëm të fletëvotimeve të pavlefshme.

“Problemi kryesor me votat e pa vlefshme është mos shënimi i subjektit politik, por vetëm numri i kandidatëve. Me propozimin e dizajnit të fletëvotimit ne kemi tentuar që përmes disa formave vizuale të hijezimit të rubrikave të subjekteve politike të tentojmë të minimizojmë numrin e votave të pa vlefshme, që në zgjedhjet e fundit kanë qenë mbi 80 mijë, e të cilat janë shpallë të pa vlefshme edhe për shkak të dizajnit jo të mirë të fletëvotimit”, tha ai për Radio Kosovë.

Përkundër propozimit të KDI-së, për ndryshimin e dizajnit të fletëvotimit, KQZ ka vendosur që sërish të përdor dizajnin e njëjtë. E me qëllim të minimizimit të votave të pa vlefshme, Cakolli jep disa propozime për KQZ-në.