Shkurtimi i fushatës zgjedhore, Abdixhiku në “pritje” të Kurtit

02.09.2021

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është adresuar me një letër publike liderëve politikë në vend për të arritur një marrëveshje rreth fushatës për zgjedhjet lokale. Kërkesës së tij i janë përgjigjur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi, por jo edhe ai i LVV-së, Albin Kurti. E përmes një statusi […]

Shkurtimi i fushatës zgjedhore, Abdixhiku në “pritje” të Kurtit Foto: Ilustrim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është adresuar me një letër publike liderëve politikë në vend për të arritur një marrëveshje rreth fushatës për zgjedhjet lokale.

Kërkesës së tij i janë përgjigjur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi, por jo edhe ai i LVV-së, Albin Kurti.

E përmes një statusi në Facebook, Abdixhiku ka falënderuar Haradinajn e Krasniqin, deri sa ka kërkuar nga Kurti që t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së tij për shkurtimin e fushatës zgjedhore në 5 ditë.

Po ashtu Abdixhiku ka thënë se synojnë edhe një takim të përbashkët të të gjithë liderëve politikë për të diskutuar rreth kësaj nisme.

Ky është statusi i tij i plotë:

Sot në mëngjes, nëpërmjet një mesazhi publik, kam ftuar të gjithë liderët e partive parlamentare për një pakt partiak rreth shkurtimit të fushatës zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë; gjithmonë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore në vend.

Në orën 11:45, kam marrë përgjigje pozitive, në formë të shkruar, nga Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj; madje me një propozim të ri që fushata të mos zgjasë më shumë se 5 ditë.

Në ora 18:00, ndërsa, kam marrë konfirmimin tjetër nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi, i cili, poashtu ka shprehur gadishmëri për një shkurtim eventual të fushatës zgjedhore. I falëndëroj të dy për përgjigjjet e menjëhershme.

Ende nuk kam marrë as konfirmim e as pranim propozimi nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, z. Albin Kurti; të cilin e ftoj sërish, t’i bashkëngjitet kësaj nisme e nga aty edhe takimit eventual të të gjithë liderëve për definim formal të paktit në fjalë me gjithë propozimet e deritanishme e të tjerat që mund të vijnë.

Hapat tonë partiak, shërbejnë në mbarëvajtjen e një procesi zgjedhor demokratik, më 17 tetor, të sigurtë për të gjithë, përgjegjës ndaj të gjithëve.