Shala viziton Nishorin, premton se qeverisja e tij do ketë qasje ndryshe ndaj kërkesave të qytetarëve

09.10.2021

Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së djeshme Shala ka vizituar banorët e fshatit Nishor, ku ai dhe ekipa e tij u pritën ngrohtë, ashtu siç dinë të presin qytetarët e komunës tonë. Shala ka konfirmuar edhe nga Nishori se LDK dhe qeverisja e tij do të ketë qasje ndryshe ndaj kërkesave të qytetarëve. Po ashtu, […]

Shala viziton Nishorin, premton se qeverisja e tij do ketë qasje ndryshe ndaj kërkesave të qytetarëve Foto: Ardian Shala / Facebook

Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së djeshme Shala ka vizituar banorët e fshatit Nishor, ku ai dhe ekipa e tij u pritën ngrohtë, ashtu siç dinë të presin qytetarët e komunës tonë.

Shala ka konfirmuar edhe nga Nishori se LDK dhe qeverisja e tij do të ketë qasje ndryshe ndaj kërkesave të qytetarëve.

Po ashtu, ai ka thënë se në platformën e tyre të investimeve kapitale, gjatë mandatit të ardhshem, do të realizojmë një varg projektesh.

Ardian Shala së bashku me kandidatin për asamble komunale të LDK-së, Xhavit Bytyçin u zotuan se do ta rregullojnë çështjen e ujit ku do të intensifikojme hulumtimet për gjetjen e burimit të ujit duke pasur parasysh specifikat e fshatit.

Rregullimin e rrugëve lokale, ndriçimi i tyre dhe rregullimi i kanalizimit në lagjen “Muhamet Imeri”, janë prioritet i tyre.

“Me ekipin e fitores, ne do të realizojmë zotimet tona sepse përkushtimi ynë është qeverisja e mirë me duar të pastra”, ka thënë Shala.