Shala takon Prof. Dr. Fevzi Berisha dhe Prof. Dr. Ruzhdi Kuqi, thotë se do të jenë udhërrëfyes për punën e mirë

22.09.2021

Pas këtij takimi Shala ka bërë të ditur se profesorët në fjalë do të jenë emra që do ta shoqërojnë çdo sukses të qeverisjes së tij efikase, transparente dhe llogaridhënëse. Pres të jenë udhërrëfyes për punën e mirë, qeverisjen lokale ku barazia e pasqyron punën e përbashkët, me kompetencë dhe profesionalizëm, ka shkruar tutje Shala. […]

Shala takon Prof. Dr. Fevzi Berisha dhe Prof. Dr. Ruzhdi Kuqi, thotë se do të jenë udhërrëfyes për punën e mirë Foto: Facebook / Dr. Ardian Shala

Pas këtij takimi Shala ka bërë të ditur se profesorët në fjalë do të jenë emra që do ta shoqërojnë çdo sukses të qeverisjes së tij efikase, transparente dhe llogaridhënëse.

Pres të jenë udhërrëfyes për punën e mirë, qeverisjen lokale ku barazia e pasqyron punën e përbashkët, me kompetencë dhe profesionalizëm, ka shkruar tutje Shala.

“Ndjehem i bekuar të jem pranë mendjeve të ndritura, profesorët dhe intelektualët e Suharekës, të cilët u gjenden pranë popullit të vet në çdo etapë të zhvillimit dhe fuqizimit të shtetit dhe Suharekës.

Profesorët e nderuar, Prof. Dr. Fevzi Berisha dhe Prof. Dr. Ruzhdi Kuqi, do të jenë emra që do ta shoqërojnë çdo sukses të qeverisjes tonë efikase, transparente dhe llogaridhënëse.

Pres të jenë udhërrëfyes për punën e mirë, qeverisjen lokale ku barazia e pasqyron punën e përbashkët, me kompetencë dhe profesionalizëm.

Suhareka ka rini të gatshme të shpreh idetë inovative, sepse janë të ndershëm dhe punëtor, të përkushtuar dhe plotë vullnet për të bërë më të mirën për të ardhmen e vet, duke pasur shembuj të shumtë si profesorët tanë.

Pas 17 tetorit, me LDK-në në qeverisje, Suhareka do të jetë për të gjithë” ka njoftuar Shala.