Në mesin e të rinjve nga Studençani, Ardian Shala prezenton programin zhvillimor katërvjeçar

02.10.2021

Në vazhdën e këtyre aktiviteve, Ardian Shala sonte në mesin e të rinjve nga Studençani, ka prezantuar programin e tyre zhvillimor katërvjeçar. Shala ka thënë se energjia dhe vullneti i kësaj rinie të shëndoshë është një motiv shtesë në synimet tona prosperuese. Po ashtu, ai ka theksuar se programi i tyre për rininë, është i […]

Në mesin e të rinjve nga Studençani, Ardian Shala prezenton programin zhvillimor katërvjeçar Foto: Ardian Shala / Facebook

Në vazhdën e këtyre aktiviteve, Ardian Shala sonte në mesin e të rinjve nga Studençani, ka prezantuar programin e tyre zhvillimor katërvjeçar.

Shala ka thënë se energjia dhe vullneti i kësaj rinie të shëndoshë është një motiv shtesë në synimet tona prosperuese.

Po ashtu, ai ka theksuar se programi i tyre për rininë, është i studiuar mirë dhe i bazuar në legjislacionin primar dhe në aktet tjera të cilat parashohin metoda të aktiviteteve të cilat mund të realizohen dhe përfitues të jenë të rinjtë tanë.

Bazuar në Ligjin për Pjesëmarrjen e Rinisë, Shala ka shtuar se kanë harmonizuar programin e tyre dhe në bazë të kësaj, ne do të jemi mbështetës të aktiviteteve, ideve dhe ëndrrave të tyre përmes:

1. Motivimit të vullnetarizmit të rinisë;
2. Mbështetja e ideve të të rinjve;
3. Edukimit joformal.

Shala më tutje ka thënë se qëllimi ynë është që të krijojmë hapësirë dhe kushte për punë, në mënyrë që pjesa jonë më vitale, rinia, të punojnë e veprojnë këtu, në vendin tonë.

“Suhareka do të jetë vend i të gjithve!”, ka theksuar Ardian Shala.