Shala në Luzhincë premton vazhdimin e punëve të lëna në gjysmë, ujësjellësin e rregullimin e varrezave

22.09.2021

Kjo është bërë e ditur nga vetë, Dr. Ardian Shala, ku sipas njoftimit beson se banorët do t’i jepin atij mbështetje kandidaturës dhe programit të tij qeverisës. “Fshati Luzhnicë me një pamje të bukur piktoreske ishte cak i vizites sime, sot. Aty pata nderin të bisedoj me banorët e këtij fshatit dhe udhëqjen e nëndegës […]

Shala në Luzhincë premton vazhdimin e punëve të lëna në gjysmë, ujësjellësin e rregullimin e varrezave Foto: Ilustrim

Kjo është bërë e ditur nga vetë, Dr. Ardian Shala, ku sipas njoftimit beson se banorët do t’i jepin atij mbështetje kandidaturës dhe programit të tij qeverisës.

“Fshati Luzhnicë me një pamje të bukur piktoreske ishte cak i vizites sime, sot.

Aty pata nderin të bisedoj me banorët e këtij fshatit dhe udhëqjen e nëndegës së LDK-së”, thuhet në njoftimin e Shalës.

“Biseduam për prioritetet që përfshin programi im qeverisës për katër vitet e ardhëshme:
-vazhdimin e punëve të lëna në gjysëm nga qeveria aktuale në rrugën “Afrim Buqa” ,
-rregullimin e varrezave dhe rregullimin e sanimin e ujësjellësit në fshat.

Takimi me banorë të këtij fshati më emocionoi duke pasur parasysh respektin që treguan gjatë kësaj vizite. Jam i bindur se do kem mbështetjen e tyre për kandidaturen time në zgjedhjet që po na presin.

Falemnderit banorë të nderuar të fshatit Luzhnicë”, përfundon njoftimi i Ardian Shalës.