Shala në Breshanc: Qeverisja jonë është e ndërtuar mbi prioritetet e qytetarëve

09.10.2021

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Ardian Shala ka takuar banorët e fshatit Breshanc. Ai ka thënë se gjatë takimit me banorët, kanë diskutuar […]

Shala në Breshanc: Qeverisja jonë është e ndërtuar mbi prioritetet e qytetarëve Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Ardian Shala ka takuar banorët e fshatit Breshanc.

Ai ka thënë se gjatë takimit me banorët, kanë diskutuar se çfarë presin nga qeverisja e mirë që po vije, si do të duhej të ishte ky fshat dhe cilat prioritete i ka.

Po ashtu, Shala ka shtuar se qeverisja jonë, është qeverisje e ndërtuar mbi prioritetet e qytetarëve, edhe të Breshancit, dhe i sigurova se qëndroj fuqishëm pranë premtimeve.

Projektet që i prezantoi dolën nga bashkëbisedimi i tyre, dhe do të realizohen në qeverisjen e ardhme:

Riparimi dhe mirëmbajtja e rrugës kryesore “Spitali Ushtarak” Semetisht-Breshanc, rregullimi i disa rrugëve me kubëza, rrethimi i varrezave në dy lokacionet, rregullimi i rrjetit të ujërave të zeza, terrenit sportiv dhe hapësirave publike.

Shala ka shtuar se të gjitha këto projekte do të realizohen gjatë mandatit tim qeverisës.

“Kur jemi bashkë, sfidat janë të përballueshme. Ndryshimi është opsioni i vetëm për qytetarët, mirëqenien dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve”, ka thënë ai.