Shala: Gratë janë vlerë e shtuar e shoqërisë tonë, do kenë vendin e merituar në qeverisjen tonë

09.10.2021

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Ardian Shala ka takuar kryetaren e forumit të gruas të LDK-së, znj. Lirije Kajtazi, kryetaren e forumit të […]

Shala: Gratë janë vlerë e shtuar e shoqërisë tonë, do kenë vendin e merituar në qeverisjen tonë Foto: Ardian Shala / Facebook

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Ardian Shala ka takuar kryetaren e forumit të gruas të LDK-së, znj. Lirije Kajtazi, kryetaren e forumit të gruas së LDK-së, dega në Suharekë, znj. Luljeta Baraliu, kandidatet për asamble komunale dhe zonja të tjera të nderuara.

Ai ka thënë se gratë janë vlerë e shtuar e shoqërisë tonë, duke zotuar se ato do të kenë vendin e merituar në qeverisjen e tyre.

Gjithashtu, Shala ka thënë se vlera e grave është forcë shtytëse për proceset e rëndësishme si në rrethana të vështira të luftës po ashtu edhe në paqe.

Gjatë këtij takimi, Shala ka falënderuar për mbështetjen që po i japin programit të tyre, ndryshimit të madh për Suharekën.

“Sot gjatë takimit me kryetaren e forumit të gruas të LDK-së, znj. Lirije Kajtazi, kryetaren e forumit të gruas së LDK-së, dega në Suharekë, znj. Luljeta Baraliu, kandidatet për asamble komunale dhe zonjat të tjera të nderuara, kam falenderuar për mbështetjen që po i japin programit tonë, ndryshimit të madh për Suharekën”, ka thënë ai.