Salih Zyba viziton bizneset që udhëheqen nga gratë, premton subvencionim

22.09.2021

Zyba ka vizituar një biznes individual në punën artizanale me pronare Redona Kuqi, ku ai ka thënë se KUqi është një nga shembujt më të mirë të avancimit të bizneseve individuale. Ai së bashku me kandidatet për asamble komunale, Pranvera Berisha dhe Festë Kabashi kanë parë nga afër disa punime të saj, ku puna dhe […]

Salih Zyba viziton bizneset që udhëheqen nga gratë, premton subvencionim Foto: Salih Zyba / Facebook

Zyba ka vizituar një biznes individual në punën artizanale me pronare Redona Kuqi, ku ai ka thënë se KUqi është një nga shembujt më të mirë të avancimit të bizneseve individuale.

Ai së bashku me kandidatet për asamble komunale, Pranvera Berisha dhe Festë Kabashi kanë parë nga afër disa punime të saj, ku puna dhe kreativiteti janë modeli më i mirë se si me përkushtim dhe ide një grua mund të krijojë një biznes stabil.

Po ashtu, Salih Zyba ka premtuar se me qeverisjen lokale të Lëvizjes Vetëvendosje do të krijojnë kushte dhe klimë të favorshme përmes subvencionimit të bizneseve që hapën nga gratë sipërmarrëse.