PDK e nis fushatën zgjedhore pa tubim

16.09.2021

Partia Demokratike e Kosovës sot ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 17 tetorit. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi atë e nisi vetëm, pa kandidatët për shkak të masave kundër COVID-19. Ai nëpërmjet një videoadresimi iu kërkoi kandidatëve për kryetar dhe asamblistë që të mos organizojnë tubime elektorale masive dhe të respektojnë masat kundër […]

PDK e nis fushatën zgjedhore pa tubim Foto: Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës sot ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 17 tetorit.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi atë e nisi vetëm, pa kandidatët për shkak të masave kundër COVID-19.

Ai nëpërmjet një videoadresimi iu kërkoi kandidatëve për kryetar dhe asamblistë që të mos organizojnë tubime elektorale masive dhe të respektojnë masat kundër pandemisë.

E pavarësisht kësaj forme të komunikimit me zgjedhësit, Memli Krasniqi është optimist për rezultatin përfundimtar.

I pari i PDK-së deklaroi se kandidatët e kësaj partie për kryetar të komunave kanë në fokus kërkesat, mirëqenien e qytetarëve dhe interesat e tyre lokale.