Para procesit zgjedhor, Vetëvendosje kërkon vaksinimin e të gjithë kandidatëve, komisionerëve, vëzhguesve…

10.09.2021

Përderisa kanë mbetur edhe pak ditë që kur Kosova hyn në fushatë zgjedhore, Lëvizja VETËVENDOSJE! përmes një shkrese dërguar anëtarëve të saj ka kërkuar që të gjithë ata që janë të kyçur në proces zgjedhor të vaksinohen. Vetëvendosje ka kërkuar që për shëndetin e tyre, të familjeve dhe qytetarëve është e domosdoshme të vaksinohn sa […]

Para procesit zgjedhor, Vetëvendosje kërkon vaksinimin e të gjithë kandidatëve, komisionerëve, vëzhguesve… Foto: Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

Përderisa kanë mbetur edhe pak ditë që kur Kosova hyn në fushatë zgjedhore, Lëvizja VETËVENDOSJE! përmes një shkrese dërguar anëtarëve të saj ka kërkuar që të gjithë ata që janë të kyçur në proces zgjedhor të vaksinohen.

Vetëvendosje ka kërkuar që për shëndetin e tyre, të familjeve dhe qytetarëve është e domosdoshme të vaksinohn sa më parë. :

– Të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit (njoftohen gjatë fazës së përzgjedhjes);
– Të gjithë kandidatët për kryetar komunash;
– Të gjithë kandidatët për Kuvende komunale;
– Të gjithë anëtarët e shtabeve zgjedhore lokale;
– Të gjithë anëtarët e nënshtabeve zgjedhore të Pikave.

Thirrja vjen pasi që aktivitetet shtohen e padyshim dhe kontaktet ku mund të ketë takime mobilizuese me struktura e qytetarë.