Osmani takon kryetarin e KQZ-së, diskutojnë për ruajtjen e shëndetit në zgjedhje lokale

06.09.2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Në takim u diskutua për situatën me pandeminë dhe ndikimin e saj në procesin zgjedhor. Kryetari i KQZ-së, Radoniqi e njoftoi Presidenten Osmani për përgatitjet, të cilat i ka bërë KQZ për organizimin e zgjedhjeve lokale. Presidentja Osmani […]

Osmani takon kryetarin e KQZ-së, diskutojnë për ruajtjen e shëndetit në zgjedhje lokale Foto: Ilustrim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Në takim u diskutua për situatën me pandeminë dhe ndikimin e saj në procesin zgjedhor.

Kryetari i KQZ-së, Radoniqi e njoftoi Presidenten Osmani për përgatitjet, të cilat i ka bërë KQZ për organizimin e zgjedhjeve lokale.

Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e sigurimit dhe ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor, lehtësimit të pjesëmarrjes sa më të madhe të qytetarëve në ditën e zgjedhjeve, por mbi të gjitha rëndësinë e ruajtjes së shëndetit të qytetarëve. 

Ndërkaq kryetari Radoniqi tha se do të angazhohen maksimalisht për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor përbrenda kompetencave të KQZ-së.