Ndalohet shfrytëzimi i hapësirave të shkollave për aktivitete të fushatës zgjedhore

01.10.2021

Kjo fushatë zgjedhore do të zgjas deri më 15 tetor 2021. Ndërsa, më 27 shtator ka filluar viti i ri shkollor 2021/2022, kjo pas miratimit të masave të reja kundër COVID-19 nga Qeveria e Kosovës, masa këto lehtësuese. Që kur edhe ka filluar fushata zgjedhore për këto zgjedhje janë bërë vazhdimisht thirrje dhe apele që […]

Ndalohet shfrytëzimi i hapësirave të shkollave për aktivitete të fushatës zgjedhore Foto: Ilustrim

Kjo fushatë zgjedhore do të zgjas deri më 15 tetor 2021.

Ndërsa, më 27 shtator ka filluar viti i ri shkollor 2021/2022, kjo pas miratimit të masave të reja kundër COVID-19 nga Qeveria e Kosovës, masa këto lehtësuese.

Që kur edhe ka filluar fushata zgjedhore për këto zgjedhje janë bërë vazhdimisht thirrje dhe apele që të mos shfrytëzohen hapësirat e brendshme të shkollave nga subjektet politike për aktivitetet e tyre në kuadër të fushatës.

Një thirrje e tillë po përkrahet edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

Ndërsa, tashmë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka nxjerr edhe një akt juridik për ndalimin e shfrytëzimit të hapësirë së brendshme të shkollave nga subjektet politike.

Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur nga vet MASHTI në një përgjigje për Telegrafin, duke shtuar se e kanë njoftuar edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), se hapësirat e brendshme të objekteve shkollore duhet të mbesin të sigurta.

Në përgjigje thuhet se MASHTI e ka njoftuar KQZ-në se në Republikën e Kosovës tashmë ka filluar viti i ri shkollor 2021/2022 dhe se hapësirat e shkollave duhet të shfrytëzohen vetëm për procesin mësimor.

“Përmes një shkrese, MASHTI e ka njoftuar KQZ-në se në tërë Republikën e Kosovës ka nisur viti i ri shkollor dhe se hapësirat e shkollës duhet të mbesin të sigurta dhe në shfrytëzim vetëm të procesit mësimor”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t për Telegrafin.

Po ashtu, nga kjo ministri kanë theksuar se kjo është mënyra që edhe do të ndihmonte në ruajtjen e shëndetit të nxënësve si dhe do të ndihmonte në qëndrim të sigurt në objektet e shkollës.

“Me këtë rast, Ministria i ka kërkuar KQZ-së që konform Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, nenit 64 paragrafi 2 dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, neni 12, të nxjerr akt juridik për ndalimin e shfrytëzimit të hapësirës së brendshme të shkollave nga partitë politike për aktivitete të fushatës. Kjo do të ndihmonte në ruajtjen e shëndetit të fëmijëve dhe qëndrim të sigurt në shkolla”, thuhet në përgjigje për Telegrafin.