Murtez Zekolli në Dobërdelan, prezanton prioritetet për këtë fshat
Në kuadër të fushatës, Zekolli po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Murtez Zekolli ka takuar banorët e fshatit Dobërdelan. Zekolli ka theksuar se Dobërdelani ka rol të veçantë në […]
Foto: Ilustrim
Në kuadër të fushatës, Zekolli po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.
Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Murtez Zekolli ka takuar banorët e fshatit Dobërdelan.
Zekolli ka theksuar se Dobërdelani ka rol të veçantë në historinë e Republikës së Kosovës. Vizitën e filluan nga vendi i daljes publike për herë parë të UÇK-së në Komunen e Suharekës, pastaj vizituan Shtabin e UÇK-së në Dobërdelan si dhe takuam qytetarë, femerë e aktivistë.
Po ashtu, ai ka thënë se për ne do të jenë obligative të gjitha prioritetet e fshatit Dobërdelan.
Zekolli së bashku me kandidatin për Asmable Komunale Ardit Cikaqi, qytetarë dhe struktura të PDK-së, diskutuan për nevojat e fshatit dhe listuan prioritetet e fshatit.
Priortitet e fshatit Dobërdelan:
– Shtimi i puseve dhe rritja e nivelit të ujit të pijes( Opsion është vendi Butijat);
– Mbështetja e bujqëve, dhe ideve inovative për krijimin e vendeve të punës;|
– Ndërtimi i tereneve sportive për nevojat e shkollës;
– Rregullimi i rrugëve;
– Ndriqimi i fshatit;
– Ndërtimi i Muzeut të Luftes;
– Mbështeja për vreshtarinë.