Me ardhjen në pushtet Ardian Shala premton zero taksa për bizneset

03.09.2021

Kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala, gjatë ditës ka vizituar qendrën e biznesit në Suharekë, ku është pritur nga kryetari i kësaj qendre, Gani Sallauka. Në takimin me përfaqësues të kësaj qendre, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala ka premtuar që me ardhjen e tij në krye […]

Me ardhjen në pushtet Ardian Shala premton zero taksa për bizneset Foto: Ilustrim

Kryetari i degës së LDK-së në Suharekë, Ardian Shala, gjatë ditës ka vizituar qendrën e biznesit në Suharekë, ku është pritur nga kryetari i kësaj qendre, Gani Sallauka.

Në takimin me përfaqësues të kësaj qendre, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Ardian Shala ka premtuar që me ardhjen e tij në krye të komunës bizneset e komunës tonë, do të lirohen nga taksa komunale.

“Bizneset e komunës tonë, do të lirohen nga taksa komunale, jo vetëm në situatën e pandemisë, por edhe me qëllim të lehtësimit të kushteve dhe klimës për të bërë biznes, do të heqim taksën komunale, si komunë shembull që do të respektoj edhe interesin e Shoqatave të biznesit.

Suhareka do të jetë ndër komunat më me perspektivë për të ushtruar dhe zhvilluar biznes. Sepse, ne e duam komunën e zhvilluar dhe atraktive për punë dhe jetë” thuhet në njoftimin e Ardian Shalës.