LVV: Me zgjedhjet lokale është koha që edhe komuna të bëhet e shumicës

08.09.2021

Kanë mbetur rreth një muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në vendin tonë. Tashmë subjektet politike kanë mësuar numrat e tyre në fletëvotim për zgjedhjet e 17 tetorit, ku Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje do të garoj me numër 144. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë […]

LVV: Me zgjedhjet lokale është koha që edhe komuna të bëhet e shumicës Foto: Lëvizja Vetëvendosje

Kanë mbetur rreth një muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në vendin tonë.

Tashmë subjektet politike kanë mësuar numrat e tyre në fletëvotim për zgjedhjet e 17 tetorit, ku Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje do të garoj me numër 144.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se numri 144 është numri për komunën dhe se zhvillimi i gjithmbarshëm që ka filluar pas zgjedhjeve të fundit qendrore kërkon zhvillimin e secilës pjesë për t’u bërë i plotë.

Po ashtu, ky subjekt politik ka thënë se me datën 14 shkurt, Republika u bë e shumicës dhe se tani është koha që me zgjedhjet lokale komuna të bëhet e shumicës.

“Me datë 14 shkurt Republika u bë e shumicës, tani me zgjedhjet lokale është koha që edhe komuna të bëhet e shumicës, pra, e shumicës qytetare që qeverisë përmes përfaqësuesve të tyre dhe subjektit e programit që ka përzgjedhur”.

Postimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:

144 ËSHTË NUMRI PËR KOMUNËN

Zhvillimi i gjithmbarshëm që ka filluar pas zgjedhjeve të fundit qendrore kërkon zhvillimin e secilës pjesë për t’u bërë i plotë.

Me datë 14 shkurt Republika u bë e shumicës, tani me zgjedhjet lokale është koha që edhe komuna të bëhet e shumicës, pra, e shumicës qytetare që qeverisë përmes përfaqësuesve të tyre dhe subjektit e programit që ka përzgjedhur.

Ne jemi të bindur që demokratizimi dhe progresi institucional e shoqëror që ka filluar me zgjedhjet e fundit do të jetë edhe një shtysë për fitoren tonë nëpër secilën komunë në këto zgjedhje lokale, sepse tashmë është parë që me vullnet të lartë e punë të ndershme, vizion të guximshëm e program të qartë është e mundshme të punohet për të mirën dhe zhvillimin e vendit tonë.