Kur do të shpallën rezultatet përfundimtare nga KQZ, flet zëdhënësi Valmir Elezi
Ndërsa, procesi i numrit të fletëvotimeve kishte nisuar që nga mbyllja e qendrave të votimit, gjatë mbrëmjes së djeshme në ora 19:00. Tashmë procesi i numërimit të fletëvotimeve është përmbyllur të dielën në mbrëmje në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës. Rezultatet e subjekteve politike për asamble komunale si dhe rezultatet preliminare për kryetar […]
Ndërsa, procesi i numrit të fletëvotimeve kishte nisuar që nga mbyllja e qendrave të votimit, gjatë mbrëmjes së djeshme në ora 19:00.
Tashmë procesi i numërimit të fletëvotimeve është përmbyllur të dielën në mbrëmje në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës.
Rezultatet e subjekteve politike për asamble komunale si dhe rezultatet preliminare për kryetar komune tashmë janë shfaqur në aplikacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Megjithatë ka raste kur edhe nuk janë procesuar të dhënat nga disa vendvotime, ku sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezit janë të rralla, por janë duke u përpjekur që sa më shpejt të bëhet përditësimi i tyre.
Sipas Elezit, ky proces është i rëndësisë së veçantë, pasi që përmes tij do të dijnë edhe për gjendjen në çdo vendvotim si dhe natyrisht se mund të evidetohen edhe parregullësitë eventuale, transmeton IndeksOnline.
“Përveç pranimit të materialit zgjedhor, aktualisht po bëhet edhe futja e të dhënave në sistem nga këto vendvotime. Ligji për Zgjedhjet Lokale parasheh që nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50% +1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, atëherë KQZ-ja është e detyruar të organizojë raundin e dytë mes dy kandidatëve të cilët kanë fituar më së shumti vota.
Po sipas ligjit, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune mbahet ditën e diele, katër javë pas raundit të parë”, ka deklaruar ai.
Prandaj, sipas Elezit është e rëndësishme që KQZ-ja të përqëndrohet në përfundimin e procedurave lidhur me Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave në mënyrë që të shpallim dhe certifikojmë rezultatet përfundimtare, për ta ditur saktë se cilat janë komunat në të cilat duhet të mbahet raundi i dytë dhe që sipas ligjit kjo duhet të bëhet katër javë pas raundit të parë.
“Deri te shpallja dhe pastaj certifikimi i rezultateve përfundimtare vijmë pas verifikimit dhe numërimit të votave me kusht; votave me postë; votave të personave nevoja të veçanta; pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve; si dhe pas përfundimit të shqyrtimit dhe vendosjes lidhur me ankesat eventuale të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre”, është shprehur zëdhënësi Elezi.