Kandidatët për Kuvend Komunal:

AAK
Bexhet Kuçi
2 Mihrije Suka
3 Aziz Bytyqi
4 Reshat Selimaj
5 Enver Shabani
6 Besa Kuqi
7 Lirim Qatani
8 Arlind Hajdaraj
9 Aferdita Mamaj
10 Vullnet Luzhnica
11 Emrush Bytyçi
12 Sanije Kuçi-Rexhepaj
13 Bujar Shala
14 Beqir Berisha
15 Florina Baftijaj
16 Gent Ndrecaj
17 Miranda Fondaj
18 Edona Hasani
19 Beqir Palushi
20 Bukurije Maksutaj
21 Fidaije Kukaj
22 Edon Sadikaj
23 Marigona Suka-Bungu
24 Liridona Balaj
25 Jeton Elshani
26 Edi Bytyqi
27 Rozeta Jahaj
28 Zgjim Gashi
29 Ylli Rraqi
30 Myrvete Shala
31 Mimoza Bajraktari
32 Driton Maliqaj
33 Saranda Bajraktari
34 Xhevxhet Gashi
LDK
Shefket Kolgeci
2 Urim Suka
3 Bulëza Kuçi
4 Flamur Bytyçi
5 Kushtrim Kuçi
6 Elmaze Bytyçi
7 Selman Kolgeci
8 Milit Elshani
9 Shqipe Ramaj
10 Alban Berisha
11 Brahim Curri
12 Jehona Shala
13 Xhavit Bytyçi
14 Qendrim Morina
15 Fahrije Sopa
16 Ali Shala
17 Vehbi Krasniqi
18 Kosovare Kokollari
19 Jeton Hoti
20 Dukagjin Latifi
21 Doruntina Zenelaj
22 Arben Hamzaj
23 Ilir Sopaj
24 Donjeta Kabashaj
25 Altin Bujari
26 Ilir Bytyçi
27 Albulena Fetiu-Hasanaj
28 Ardian Elshani
29 Dardan Vrella
30 Qendresa Shala
31 Mentor Gallapeni
32 Driton Muhaxheri
33 Besarta Daka
34 Bashkim Ndrecaj
LVV
Liridon Fandaj
2 Pranvera Berisha
3 Hetem Muharremaj
4 Laureta Tafaj
5 Agron Maliqaj
6 Jetmir Durmishi
7 Valmire Kryeziu
8 Drilon Zyba
9 Qëndrim Elshani
10 Festë Kabashi
11 Pajtim Lezi
12 Arbër Aliaj
13 Florije Gegaj
14 Arbes Gashi
15 Islam Morina
16 Erlida Bajrami
17 Arsim Muqa
18 Latif Krasniqi
19 Arbërie Bytyqi
20 Arsim Tafolli
21 Astrit Dakaj
22 Arjeta Morina
23 Sami Buzhala
24 Faton Zekolli
25 Arberita Morina
26 Faton Kololli
27 Merlinda Bekteshi
28 Besnik Kryeziu
29 Albulena Krasniqi
30 Granit Hoti
31 Gentiana Daka
32 Qendrim Gashi
33 Veton Shala
34 Yllka Kadolli
PDK
Jeton Rrakaqi
2 Dardan Berisha
3 Mevlude Kabashi
4 Egzon Kryeziu
5 Rilind Krasniqi
6 Ilirjana Basha
7 Liridon Jollxhiu
8 Jeton Baku
9 Arlinda Trolli
10 Bajram Basha
11 Arber Elshani
12 Sheqerie Zyrapi
13 Bashkim Bajramaj
14 Valon Elshani
15 Marigona Vataj
16 Reshat Selimaj
17 Shaip Selimi
18 Çendresa Krasniqi
19 Jashar Bytyçi
20 Ismet Ahmeti
21 Floriana Kadriu
22 Ardit Cikaqi
23 Artane Bytyçi
24 Flutura Shukolli
25 Blerim Selimi
26 Lutfi Kadriaj
27 Besarta Veselaj
28 Burim Gashi
29 Erjon Morina
30 Arjana Fangu
31 Muhamet Sallauka
32 Melihate Bungu
33 Floriana Gashi
34 Alush Shala
NISMA
Jehona Rrafshi
2 Avni Lubovci
3 Antoneta Berisha
4 Edonis Bytyqi
5 Kujtesë Bytyçi
6 Lavdije Gashi
7 Arsim Gollopeni
8 Sahide Muharremi
9 Blerta Rrafshi
10 Nadije Hysenaj
11 Leotrim Gashi
12 Vezire Kadriaj Maksutaj
13 Besiana Fangu
I.TH
Herolind Limaj
2 Hysni Bytyçi
3 Almenta Kryeziu
4 Lumbardh Sopa
5 Besim Krasniqi
6 Vlore Kryeziu
7 Hisen Bytyqi
8 Gëzim Helshani
9 Rita Elshani
10 Eduard Fangu
11 Mustaf Elshani
12 Fjolla Elshani
13 Ismajl Fetaj
14 Agim Kuçi
15 Nora Tërshani
16 Tauland Kuçi
17 Shaip Kuçi
18 Bleona Gashi
19 Gzim Musaj
20 Arton Baralija
21 Fahrije Hoxhaj
shfaq

Kryetari i LDK-së kërkon të shkurtohet fushata zgjedhore nga një muaj në 10 ditë

02.09.2021 / Zgjedhjet

Kryetari i LDK-së kërkon të shkurtohet fushata zgjedhore nga një muaj në 10 ditë
Foto: Ilustrim

Javëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i infektimeve me COVID-19, njëherish rritje ka shënuar edhe numri i rasteve të vdekjes nga ky virus.

Vetëm dje në vendin tonë u konfirmuan 1,894 raste pozitive si dhe u regjistruan 22 raste të vdekjes.

Duke parë këtë situatë të rëndë në vend, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku u ka bërë ftesë publike liderëve të partive, që t’i kapërcejnë dallimet dhe të ndërtojnë një pakt zgjedhor, kështu duke shkurtuar fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale nga 30 ditë në 10 ditë.

Po ashtu, kryetari Abdixhiku ka theksuar se Kosova tash e sa javë është renditur si vendi me më së shumti vdekje për kokë banori në të gjithë botën.


“Vetëm në 10 ditët e fundit, plot 189 kosovarë kanë humbur jetën në ballafaqim me COVID-19”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Më tutje ai ka shkruar se: “Të udhëzojmë të gjithë kandidatët tanë, që çdo aktivitet paraelektoral e elektoral nga sot e deri më 17 tetor, ta bëjmë konform rregullave strikte të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Pra të kemi njerëz aq sa lejohet, të respektohet distanca, e të respektohen masat e tubimeve të vogla siç udhëzohemi nga ekspertët tanë”.

Postimi i plotë i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut:

FTESË PUBLIKE LIDERËVE TË PARTIVE PARLAMENTARE

I nderuar kryetar i LVV-së, z. Kurti,
I nderuar kryetar i PDK-së, z. Krasniqi,
I nderuar kryetar i AAK-së, z. Haradinaj,

Po ju drejtohem sot kështu, në këtë formë, për të shtruar para jush e para qytetarëve të Republikës së Kosovës, votuesve tanë, pra të gjithë atyre që ne së bashku i përfaqësojmë, çështjen e organizimit të fushatës zgjedhore në kohë të paprecedent pandemie.

Vendi ynë, Republika jonë, tash e sa kohë është renditur si vendi me më së shumti vdekje për kokë banori në gjithë botën. Vetëm në 10 ditët e fundit, plot 189 kosovarë kanë humbur jetën në ballafaqim me Covid-19. Nga 1 bashkëqytetar tonin, të ri e të moshuar pa dallim, për çdo orë po e humbim në këtë ballafaqim. Janë qytetarët tanë, njerëzit tanë, dhimbjet e të cilëve besoj se i ndajmë të gjithë ne këtu pavarësisht pozicioneve që mbajmë sot ose nesër secili nga ne.

Po gjatë 10 ditëve të fundit, mbi 17,420 kosovarë kanë rezultuar pozitiv, që do të thotë se, fatkeqësisht, ritmi i vdekjeve do të vazhdojë edhe për një kohë. Këtë ritëm duhet ta ndalojmë. Përtej përgjegjësive shtetërore që Qeveria i ka, përgjegjësi që duhet t’i ushtrojë me plot kompetencë, përgjegjësi për të cilat do të mbahet për llogari gjithsesi, sot po ju drejtohem secilit nga ju, si kryetarë partish, që të kapërcejmë mbi veten, ti kapërcejmë dallimet e të ndërtojmë një pakt zgjedhor. Më saktësisht, në këtë pakt, propozoj që:

1. Me vullnet të plotë politik, përkundër rregullativës ligjore në vend, të shkurtojmë fushatën zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë. Ta bartim përballjen politike nga terreni ku grumbullojmë zakonisht me qindra e mijëra njerëz përnjëherë, në debate tjera, televizive, përballje digjitale e sociale.

2. Të udhëzojmë të gjithë kandidatët tanë, që çdo aktivitet paraelektoral e elektoral nga sot e deri më 17 tetor, ta bëjmë konform rregullave strikte të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Pra të kemi njerëz aq sa lejohet, të respektohet distanca, e të respektohen masat e tubimeve të vogla siç udhëzohemi nga ekspertët tanë.

Kështu, ne jo vetëm që shpëtojmë jetë, jo vetëm që i japim kohë vaksinimit masiv – që duhet të ndodhë – por solidarizohemi njëmend me mijëra mjek e staf shëndetësor që tash e 18 muaj pandalshëm po përballen me sfidën më të madhe njerëzore në 100 vitet e fundit. Po këtë kohë, ta shfrytëzojmë për një fushatë tjetër, atë të ngritjes së vetëdijes publike për procesin e vaksinimit.

Në rast të një pajtimi eventual me këtë propozim, sugjeroj ta ftojmë Parlamentin nga pushimi, të aprovojmë një rezolutë në këtë drejtim, e të japim shembull të mirë për vendin, qytetarët tanë e secilin tjetër të përfshirë në këtë drejtim. Në fund, është shëndeti publik, jetët e njerëzve tanë, ajo që mbanë rëndësi. Shpresoj e pres përgjigje pozitive në këtë drejtim. Këtë mesazh do ta pranoni secili edhe në formë të shkruar.

I juaji,
Lumir Abdixhiku
Lidhja Demokratike e Kosovës

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *