Kryetari i KQZ-së fton qytetarët të votojnë më 17 Tetor

07.10.2021

Më 17 tetor, qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësi që t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të preferuarin e tyre për kryetar të komunës si dhe një kandidat për asamble komunale. Zgjedhjet e 17 tetorit, janë zgjedhjet e dyta që mbahen në mesin e pandemisë me COVID-19, ku për shkak […]

Kryetari i KQZ-së fton qytetarët të votojnë më 17 Tetor Foto: Ilustrim

Më 17 tetor, qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësi që t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të preferuarin e tyre për kryetar të komunës si dhe një kandidat për asamble komunale.

Zgjedhjet e 17 tetorit, janë zgjedhjet e dyta që mbahen në mesin e pandemisë me COVID-19, ku për shkak të kësaj situate partitë politike po zhvillojnë fushatën elektorale në mënyrë virtuale (online).

Kreshnik Radoniqi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përmes një videoporosie iu është drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës për Zgjedhjet komunale të 17 Tetorit.

Përmes videomesazhit, Radoniqi fton qytetarët të votojnë për përfaqësuesit e tyre komunalë, të cilët meritojnë sipas tyre, ta udhëheqin komunën e tyre për katër vjetët e ardhshme.

Mesazhi i kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi: