KQZ pranon mbi 2 mijë e 300 pako me fletëvotime nga diaspora

06.10.2021

Totali i atyre që janë regjistruar suksesshëm për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit është 15 mijë e 532 qytetarë. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka rikonfirmuar se 15 tetori, është afati i fundit kur edhe do të pranohen fletëvotime nga jashtë për këto zgjedhje. “Mund të ju konfirmoj se […]

KQZ pranon mbi 2 mijë e 300 pako me fletëvotime nga diaspora Foto: Ilustrim

Totali i atyre që janë regjistruar suksesshëm për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit është 15 mijë e 532 qytetarë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka rikonfirmuar se 15 tetori, është afati i fundit kur edhe do të pranohen fletëvotime nga jashtë për këto zgjedhje.

“Mund të ju konfirmoj se deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes shërbimit votues, ka tërhequr 2,337 pako të supozuara me fletëvotime, pra të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës. Gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, kemi 15 532 qytetarë të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe të cilët mund të votojnë përmes postës.

Fletëvotimet duhet të pranohen nga ana e KQZ-së më së largu deri më 15 tetor”, u shpreh Elezi për EkonomiaOnline.

Po ashtu, Elezi ka theksuar se nga lista e votuesve, e cila do të shpërndahet ditën e zgjedhjeve, do të largohet të gjithë emrat e të regjistruarve si votues jashtë vendit.

Numri i aplikacioneve të pranuara për çdo komunë, sipas KQZ-së, është si në vijim: Deçan 817, Gjakovë 1,088, Gllogoc 175, Gjilan 607, Dragash 1,094, Istog 707, Kaçanik 165, Klinë 437, Fushë-Kosovë 135, Kamenicë 442, Mitrovicë e Jugut 272, Lipjan 308, Novobërdë 94, Obiliq 60, Rahovec 383, Pejë 930, Podujevë 336, Prishtinë 666, Prizren 923, Skenderaj 324, Shtime 116, Shtërpcë 20, Suharekë 1,859, Ferizaj 522, Viti 753, Vushtrri 174, Zubin Potok 54, Zveçan 2, Malishevë 702, Junk 1,051, Mamushë 245, Han i Elezit 86, Graçanicë 11, Ranillug 1, Kllokot 10 dhe Mitrovicë e Veriut 8 aplikacione.