KQZ: Nuk kemi pranuar kërkesë për shkurtim të fushatës zgjedhore

08.09.2021

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se asnjëra nga këto partitë politike nuk kanë dërguar ndonjë kërkesë për shkurtimin e fushatës. Pasi që ditëve të fundit, është kërkuar nga partitë të ketë shkurtim të fushatës, për shkak të gjendjes pandemike. Tërheqja e shortit të numrave për subjektet […]

KQZ: Nuk kemi pranuar kërkesë për shkurtim të fushatës zgjedhore Foto: Ilustrim

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se asnjëra nga këto partitë politike nuk kanë dërguar ndonjë kërkesë për shkurtimin e fushatës.

Pasi që ditëve të fundit, është kërkuar nga partitë të ketë shkurtim të fushatës, për shkak të gjendjes pandemike.

Tërheqja e shortit të numrave për subjektet politike që u organizua sot nënkupton se zgjedhjet do të mbahen sipas afatit të parashikuar, e madje nuk është theksuar asnjë fjalë për shkurtim të fushatës.   

“Në bazë të rrethanave dhe masave që janë marrë nga qeveria, edhe ne do të veprojmë nëse do të kemi ndonjë kërkesë.

Mirëpo, momentalisht nuk kemi ndonjë kërkesë dhe nëse marrim ndërkohë, mbetet ta trajtojmë në mbledhjet e ardhshme të KQZ-së”, thotë Radoniqi. 

Sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar planin operativ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Tash presim ditëve në vijim si do ta rregulllojmë edhe cështjen e planit operacional, sa i përket masava që i ka marrë qeveria.

Ndërsa, sa i përket KQZ-së, gjithçka do të jetë në rregull, dhe kemi gati edhe planin operacional për ditën e zgjedhjeve”, tha Radoniqi.

Fushata zgjedhore pritet të fillojë më 16 shtator, derisa zgjedhjet janë caktuar për 17 tetor.